Mijëra ushtarë së bashku me tanket, avionët dhe raketat janë venë në gatishmëri në kufirin perëndimor të Rusisë me Evropën. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e tensioneve të larta të ditëve të fundit me Perëndimin.
Rusia pretendohet se po i pozicionon ushtritë e saj në një mënyrë për të siguruar një fitore të shpejtë vendimtare mbi NATO-në.
Frika për konflikt të armatosur shikohet nga të dyja palët, ku secila fajëson tjetrin për dështimin e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Rusisë mbi helmimin e ish-agjenti rus, Sergei Skripal.
Ekspertët e mbrojtjes në Këshillin Atlantik, shkruan Daily Star, përcjell Telgrafi, tani kanë paraqitur ‘kërcënimin e mundshëm’ nga Rusia në skaj të Evropës. Mësohet se frika ekziston që forcat perëndimore të stacionuara në Evropë aktualisht nuk e kanë ‘fuqinë e zjarrit’ të nevojshme për të mundur Rusinë. Kjo tregon se sfida e paraqitur nga Rusia ka nevojë për një përgjigje ‘kritike’ nga NATO, e cila duhet të dërgojë më shumë forca në Baltik.
Forcat ruse janë në kufijtë e Finlandës, Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, si dhe kanë një forcë të madhe në enklavën e Kaliningradit, e cila është e vendosur mes Lituanisë dhe Polonisë. Kjo situatë tregon se Rusia ka një doktrinë të ‘sulmit të hapjes’ të orkestruar dhe menduar mirë për të ‘fituar përparësi të menjëhershme në një luftë të shkurtër’.
Ushtria e 48 dhe 59 e Rusisë është e vendosur në gadishullin e Krimesë, dhe pak më tej në veri në buzë të Ukrainës është ushtria e 8-të. Ndërkohë, ushtria e 20-të është gjithashtu në buzë të Ukrainës, ndërsa ushtria e gjashtë është në skaj të Finlandës dhe Estonisë.
NATO ka gjithashtu forca të shumta në anën tjetër të kufirit rus, me 800 trupa në Estoni, 1,200 trupa në Letoni, 1,200 trupa në Lituani dhe 4,000 trupa në Poloni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre