LAJMI I FUNDIT:

Daily Mail: Armët e konfiskuar besohej se do të shkonin për bandat meksikane

Daily Mail: Armët e konfiskuar besohej se do të shkonin për bandat meksikane

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se zola anti-tank dhe pushkët automatike AK-47 do të shkonin për bandat meksikane në kufi me SHBA-të.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arrestuar dhjetë persona, katër prej tyre në Kosovë dhe gjashtë në Nju Jork, si dhe ka konfiskuar armë dhe prova tjera materiale.


Një person nga Staten Island i New Yorkut është akuzuar për shitje të raketave anti-tank dhe 15 pushkëve automatike AK-47 në Kosovë, për të cilat ai beson se do të shkonin për bandat meksikane në kufirin me SHBA-të, shkruan gazeta.

Albert Veliu është në mesin e tetë të akuzuarve për shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe  zhvatje.

Ai u është referuar pushkëve automatike si ‘sneakers’, ndërsa lansuesin Zola M80  Anti-Tank e ka quajtur si ‘Shaq-sized sneaker’, duke iu referuar basketbollistit të njohur Shaquille O’Neal, kanë thënë autoritetet.

Bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar nën dyshimet se janë ndërlidhur me një skemë shpëlarjeje.

Albert Veliu ishte kapur derisa po tentonte të shiste armët tek një agjent i mbuluar.

Sipas gazetës, armët ishin aranzhuar për t’u shitur për një kartel të drogës nga Meksika që ishte në luftë me rivalët e tij në afërsi të kufirit me SHBA-të.

Gazeta ka publikuar fotografitë e Albert Veliut dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij Anthony Noterile. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova pothuajse

Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

Lajme
Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi

Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi

Lajme
Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Lajme
Nëna e Marigona Osmanit vitin e kaluar kishte denoncuar në polici Dardan Krivaqën për kanosje, Prokuroria konfirmon se ka zhvilluar hetime

Nëna e Marigona Osmanit vitin e kaluar kishte denoncuar në polici Dardan Krivaqën për kanosje, Prokuroria konfirmon se ka zhvilluar hetime

Jehona Hulaj
Kosova shënoi rënie në PISA, reagon ORCA: Katastrofë arsimore, analfabetizmi në rritje

Kosova shënoi rënie në PISA, reagon ORCA: Katastrofë arsimore, analfabetizmi në rritje

Lajme
Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Lajme
Kalo në kategori