Këngëtarja Dafina Zeqiri është e njohur tashmë për paraqitjet e saj provokuese.

Ajo nuk kursehet aspak që të publikojë shpesh fotografi apo video të ndryshme në rrjetet sociale, duke ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.


Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë së fundmi përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

daf2 e1683116176644

E veshur me një kostum lëkure ngjyrë bezhë, Dafina mund të shihet në një pellg teksa bën lëvizje të ndryshme provokuese.

Kjo mesa duket do të jetë një nga skenat e klipit të saj të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.

daf6 e1683116212400

“A më sheh mua”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e videos provokuese.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve nuk i kanë rezistuar kësaj paraqitjeje të këngëtares. /Telegrafi/