Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur!

Edhe pse vetëm para pak javësh është bërë nënë për herë të parë, artistja e dashur për publikun tashmë e ka gati projektin e saj më të ri muzikor.


Ajo siç duket do të publikojë një këngë që mban titullin “Faya” dhe lansimi i saj do të jetë më 21 gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një fotografi shoqëruar me titullin e këngës dhe datën e lansimit.

Ky njoftim ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe entuziazëm tek fansat e saj.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, Dafina solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, të cilin e ka quajtur Daskan.