Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Dashni” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin nga Shqipëria, Muma.


Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, me dukje të veçantë e me plot sharm.

Screenshot 21 2 Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)

Kënga e dyshes së famshme u realizua në studion e producentit të njohur, Cricket.

Tanimë këngën të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të 32-vjeçares.

Screenshot 22 1 Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)

Besohet se edhe ky projekt i tyre do të pritet mirë nga publiku, meqë kanë një hit të përbashkët të quajtur “Pa ty” me mbi 50 milionë klikime. /Telegrafi/