LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Serbia ka forcuar pozitën në Kosovë

Daçiq: Serbia ka forcuar pozitën në Kosovë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se tash pozita e Serbisë në Kosovë është forcuar, duke shtuar se më nuk ka arsye që diçka të mos zbatohet.

Daçiq, para shkuarjes në New York në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se Lista Serbe me sjelljen konstruktive ka kontribuuar në përforcimin e pozitës së popullit serb në Kosovë.


“Pozita jonë është përforcuar marrë para sysh se në konfliktet e brendshme, jostabilitetin dhe demonstratat, Lista Serbe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe kjo sjellje ka qenë në interesin tonë”, ka thënë për Radio Beograd, transmeton Koha.net.

Daçiq ka akuzuar autoritetet e Kosovës për, siç ka thënë ai, mos zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.