LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Raportet Serbi-Mal i Zi janë shumë të këqija

Daçiq: Raportet Serbi-Mal i Zi janë shumë të këqija

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Podgoricës janë shumë të këqija për shkak të miratimit të ligjit malazez për lirinë e fesë duke shtuar se kushdo që e pranon këtë ligj në Serbi e “tradhton vendin e tij”.

“Ai që e toleron këtë ligj, e tradhton vendin e tij, por problemi është se këtu bëhet fjalë për qarqe interesi”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Vojvodinës.


Ai hodhi poshtë akuzat e një grupi intelektualësh nga ish-Jugosllavia, të cilët, përmes një apeli, thanë se Beogradi po kërcënonte paqen dhe stabilitetin “në Malin e Zi dhe rajon”.

Në këtë apel i kërkohet komunitetit ndërkombëtar të dënojë fushatat politike, të kishës dhe mediave në Serbi.

“Asnjëherë nuk kemi thënë që duam që Mali i Zi të jetë i bashkuar me Serbinë, e as nuk kemi miratuar ndonjë akt që do të kishte ndonjë lidhje me marrëdhëniet e brendshme në Mal të Zi. Malazezët vazhdimisht pretendojnë se Serbia kinse dëshiron të jetë përsëri në të njëjtin shtet me Malin e Zi. Jo se ne nuk duam, por është një histori e mbaruar”, tha Daçiq, përcjell rel.

Ai deklaroi se Serbia ka shprehur pakënaqësinë e saj për miratimin e ligjit, për të cilin beson se ishte drejtuar kundër popullit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe, dhe u kërkoi autoriteteve malazeze që të zgjidhin problemin në paqe dhe dialog.

Mali i Zi miratoi Ligjin për Lirinë e Fesë, më 27 dhjetor 2019.

Ligji kundërshtohet fuqishëm nga Kisha Ortodokse Serbe, zyrtarë dhe një pjesë e opozitës në Serbi.

Ajo që është e diskutueshme, është formulimi në ligj sipas të cilit “të gjitha objektet fetare që ishin pronë e shtetit të Malit të Zi, para humbjes së pavarësisë së tij më 1918, dhe që më vonë nuk u bë pronë legale e një komuniteti fetar, do të njihen si pronë e shtetit.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori