LAJMI I FUNDIT:

Daçiq ka një porosi për ‘kërcënimet’ nga Zagrebi

Daçiq ka një porosi për ‘kërcënimet’ nga Zagrebi

Pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për të shpallur person të padëshiruar ministrin kroat të Mbrojtjes, është deklaruar për media edhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Reklama

Ai ka thënë se nëse Kroacia tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi, Serbia do të ndërmarrë masa reciproke duke tërhequr ambasadorin nga Zagrebi.

Deklarata e tij vjen në valën më të re të tensioneve ndërmjet dy shteteve, pasi kryeradikali serb Vojisllav Sheshel përdhosi flamurin kroat dhe shau delegacionin e Kroacisë në Beograd.

Sot më herët mediat kroate raportuan se Zagrebi do të tërheqë ambasadorin e saj në Serbi, duke iu referuar burimeve nga qeveria nëse Serbia e shpall person të padëshiruar ministrin e Mbrojtjes Damir Krstiçeviq.

Ndërkohë që qeveria serbe ka marrë vendim për një gjë të tillë, Daçiq tha se marrëdhëniet e dy vendeve janë esenciale për stabilitetin e rajonit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kuleba për pezullimin e ndihmës amerikane: Ishte një incident, SHBA-të e dinë se çfarë është në rrezik

Kuleba për pezullimin e ndihmës amerikane: Ishte një incident, SHBA-të e dinë se çfarë është në rrezik

Evropa
Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Evropa
Zelensky: Disa sisteme raketore Patriot në jug mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën

Zelensky: Disa sisteme raketore Patriot në jug mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën

Evropa
Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë” – por e din se paraprakisht duhet marrë leje

Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë” – por e din se paraprakisht duhet marrë leje

Serbia
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Deklaratë e fuqishme nga Britania e Madhe: Do të mbështesim Ukrainën

Deklaratë e fuqishme nga Britania e Madhe: Do të mbështesim Ukrainën "pavarësisht se çfarë ndodh diku tjetër"

Botë
Kalo në kategori