LAJMI I FUNDIT:

Raporti i D4D: Shqetësuese përdorimi i gjuhës seksiste në media dhe rrjete sociale

Raporti i D4D: Shqetësuese përdorimi i gjuhës seksiste në media dhe rrjete sociale

Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D), ka mbajtur konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”.

Në prezantim u shpalosën të gjeturat dhe hulumtimet kryesore nga monitorimi i mediave të shkruara dhe digjitale në Kosovë, ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë me fokus gratë, komuniteti LGBTI+, minoritetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara, dhe shpërndarjes së tyre në rrjete sociale.

Rezarta Delibashzade Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive e Institutit D4D, ka treguar se për gjatë një viti sa është bërë monitorimi i 20,585 artikuj, prej të cilave 3,461 lajme në medie.

“Nga ky raport janë dal gjithashtu edhe rekomandime për politikanë që synojnë luftimin e gjuhës se urrejtjes në platforma mediatike, ndër rekomandimet kryesore janë zhvillimi i një Kodi të Praktikës së Kosovës në përputhje me standardet e BE-së që gjendet në Kodin e Përforcuar të Praktikës për Dezinformim (KPPD) më 2022 dhe Shoqëria civile dhe organizatat e mediale duhet të krijojnë dialog të qëndrueshëm dhe formal, me synim për të mbështetjen zhvillimin e legjislacionit gjithëpërfshirës për dezinformim dhe lajme të rreme”, deklaroi Krasniqi.

Allen Meta, menaxher i Projektit ka thënë se njëri nga rekomandimet kryesore është lansimi i një fushate mbi edukimin medial.

“Ky rekomandim ka dal edhe nga takimet që i kemi zhvilluar edhe gjatë takimeve me gazetar dhe redaktor”.

Kurse, Niman Hajdari, zëvendës-Avokat i Popullit ka thënë se është e rëndësishme edukimi për të drejtat e njeriut sepse është domosdoshmëri për një shoqëri demokratike.

“Ky edukim duhet të ndodh si në shkolla, si në universitet sepse duke mos pasur një edukim kemi raste të tilla ku atakohen grupe të ndryshme shoqërore. Mirëpo duhet të dimë që lira e shprehjes është apsolute mirëpo mbaron aty ku atakon tjetrin”, tha Hajdari.

Marigona Shabiu, nga YIHR, tha se kur është atakuar komuniteti LGBTI nuk ka pas fare pak reagim dhe mbështetje publike, as nga aspekti politik, as nga kryeministri.

“Kemi gjuhën e urrejtjes edhe ndaj javës së krenarisë dhe ndaj ofendimeve që i bëhen këtyre komuniteteve e po ashtu edhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë nuk merret parasysh. Mirëpo ne si shoqëri civile duhet të jemi më vigjilent pa marr parasysh që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Shabiu.

Bajram Ilazi, nga Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian, tha se pjesëtarët e komuniteteve nuk ndër veprojnë me komunitetin shqiptar, duke e quajtur këtë paragjykim.

“Disa nga portalet kosovare nxisin edhe gjuhë të urrejtjes duke përdorur terma ofenduese duke ju referua si magjup, shkije. Ne e kemi edhe ligjin kundër diskriminimit, por nuk respektohet gjithashtu e kemi edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës të cilët nuk merren as shumë me këtë gjuhë që përdoret nga mediat. Po ashtu edhe në librat në shkollë nuk i përfshinë sa duhet komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian”, ka thënë Ilazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori