LAJMI I FUNDIT:

D4D lanson analizën për Kuvendin, potencohet moskoordinimi i opozitës dhe mospjesëmarrja e deputetëve në votim

D4D lanson analizën për Kuvendin, potencohet moskoordinimi i opozitës dhe mospjesëmarrja e deputetëve në votim

Instituti Demokraci për Zhvillim lansoi sot analizën mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020, ndërsa sa i përket legjislaturës së shtatë vështirësitë kryesore raportohet të jenë problemet brenda koalicionit, moskoordinimi i opozitës, mospjesëmarrja e deputetëve në votim.

Në këtë punim janë mbledhur dhe analizuar të dhëna për të paraqitur se si Kuvendi i Kosovës ka përmbushur rolin e tij në mbikëqyrjen parlamentare dhe shqyrtimin e legjislacionit. Në raport fokus janë periudha nga janari i vitit 2019 deri në gusht i vitit 2020, që përfshinë dy sesionet e punës së dy legjislaturave të ndryshme.


Ndërmjet kësaj periudhe është bërë edhe ndryshimi  i legjislaturës nga e gjashta në të shtatën, ku për mbi tre muaj Kuvendi ka pushuar aktivitetet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Një nga gjetjet e punimit është se legjislatura e gjashtë e Kuvendit, përkundër mungesë së qartë të shumicës parlamentare, ka qenë më efikase në shqyrtimin e ligjeve, madje duke miratuar disa prej ligjeve që për kohë të gjatë kanë qëndruar në sirtarët e Qeverisë dhe që kanë kërkuar konsensus më të gjerë.

Ndërkaq, më tej në analizë thuhet se një prej të arriturave të Legjislaturës së shtatë ishte rikthimi i rregullit në Kuvend, përkatësisht organizimi më i mirë i seancave plenare, si në thirrjen e tyre në intervale më të rregullta, në renditjen e çështjeve për shqyrtim duke mos lejuar grumbullim të shumë pikave brenda një seance, ashtu edhe në respektimin e Rregullores së Kuvendit nga Kryetarja e Kuvendit.

Sa i përket legjislaturës së shtatë, vështirësitë kryesore thuhet të jenë problemet brenda koalicionit, moskoordinimi i opozitës, mos pjesëmarrja e deputetëve në votim etj.

Gjatë kësaj konference nga panelistët u diskutua mbi çështje të cilat janë paraqitur edhe në raport siç janë mos-prezenca e deputetëve në seanca parlamentare, gjuha jo-parlamentare dhe të tjera duke u arsyetuar se mungon vullneti politik për të përkrahur çështje të caktuara. Ndërkaq për të adresuar të gjitha sfidat e identifikuara, shihet e nevojshme miratimi i rregullores së re.

Nga të pranishmit u potencua se Kuvendi ka ushtruar mandatin e tij në rrethana jo-normale për shkak të pandemisë Covid-19, andaj ka qenë e vështirë të nxjerren krahasime të punës së Kuvendit duke pasur parasysh këto rrethana.

Ndër të tjera, u diskutua se nevojitet një koordinim më efikas mes Parlamentit dhe Qeverisë në mënyrë që deputetët të arrijnë të përmbushin obligimet e tyre. Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, nga panelistët u theksua se janë qytetarët ata të cilët duhet të vlerësojnë sa janë të përgjegjshëm deputetët duke votuar apo mosvotuar për ta në legjislacionin e ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori