LAJMI I FUNDIT:

Cybertruck i blinduar, a është vërtetë kjo veturë rezistente ndaj plumbave të kalibrave të ndryshëm?

Cybertruck i blinduar, a është vërtetë kjo veturë rezistente ndaj plumbave të kalibrave të ndryshëm?

Furgoni Cybertruck prej kohësh është një prej veturave më të përfolura, për shkak të inovacionit por edhe dizajnit.

Por a është Cybertruck një veturë e blinduar që u reziston plumbave në rast të ndonjë sulmi?


Videoja e postuar më poshtë tregon në detaje se për çfarë bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Aty shihet autori i videos i cili kishte me vete armë të zjarrit të kalibrit të ndryshëm, me të cilat shtiu mbi derën e Cybertruck.

Gjatë të shtënave me revole të kalibrit të vogël, dera e Cybertruck ishte e papërshkueshme dhe dukej se pasagjerët mund të ndihen të sigurtë në rast të ndonjë sulmi me armë të tilla.

Megjithatë siguria e tyre vihet në pikëpyetje kur bëhet fjalë për pushkët e kalibrit të madh, që gjatë të shtënave pa ndonjë problem përshkojnë derën e Cybertruck. /Telegrafi/