Milani është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi ka triumfuar ndaj Sampdorias me rezultat 0-2.

U desh skuadrat të shkonin në kohën shtesë për tu përcaktuar fituesi i kësaj përballje.


Sulmuesi i talentuar italian, Patrick Cutrone me dy gola të shënuar i dha fitoren Kuqezinjve.

Pas ndeshjes Cutrone ka thënë se është i lumtur për këtë kualifikim të skuadrës së tij.

“Jam shumë i lumtur për golat por në veçanti për kualifikimin që morëm. Më vije mirë që kam arritur t’i ndihmojë shokët e skuadrës”, tha talenti italian.

GettyImages 1081531058 Patrick Cutrone . (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Tani Milanin e pret një punë edhe më e vështirë pasi më 16 janar në Jeddah të Arabisë Saudite do të përballet me Juventusin në Superkupën e Italisë.

“Jemi të gjithë në gjendje të mirë, tani na pret një ndeshje e madhe ndaj Juventusit”.

“Jemi gati për ta fituar edhe këtë sfidë pasi është një trofe i rëndësishëm”, u shpreh Cutrone. /Telegrafi/

telegrafi sport app