Curtis Jones zbulon veprimin që bëri Salah pas intervistës ku ‘sulmoi’ trajnerin Arne Slot

Curtis Jones ka folur për të zbuluar saktësisht çfarë i tha Mohamed Salah bashkëlojtarëve të tij te Liverpool pas intervistës së tij kontroverse.
Pas barazimit të dobët 3-3 të Liverpoolit me Leeds United në ‘Elland Road’, ylli i ekipit, Salah, vendosi të adresojë mediat në një intervistë befasuese pas ndeshjes.
Sulmuesi kritikoi klubin dhe trajnerin Arne Slot, duke thënë se ndihej sikur ishte “hedhur nën autobusin e kritikes” pasi nisi nga stoli për ndeshjen e tretë radhazi.
Pas këtij incidenti, Salah u përjashtua nga skuadra e Liverpoolit për fitoren 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, por u rikthye në formacion për fitoren 2-0 ndaj Brighton, që sugjeronte se situata ishte zgjidhur.
Tani, bashkëlojtari i Liverpoolit, Jones, ka folur për të sqaruar saktësisht çfarë ndodhi pas intervistës së Salah dhe çfarë i tha egjiptiani dhomës së zhveshjes pak më pas.

“Mo është vetvetja dhe mund të thotë gjërat e tij. Ai na kërkoi falje dhe tha: ‘Nëse kam ndikuar tek dikush ose ju kam bërë të ndiheni në njëfarë mënyre, ju kërkoj falje’. Ky është njeriu që ai është”.
“Unë mund të flas vetëm nga përvoja ime me Mo dhe mënyra se si ai sillet me ne dhe si veproi në atë situatë. Ai ishte pozitiv gjithashtu”.
“Ishte po i njëjti Mo, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe të gjithë e trajtonin po ashtu”
“Mendoj se kjo është pjesë e dëshirës për të qenë fitues dhe nuk mendoj se ai do të jetë i fundit që ndjen kështu”, ka deklaruar Jones./Telegrafi/
















































