LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Pronar i një shitoreje ka premtuar se do t’i shlyej borxhet nëse votojnë për LSDM-në

Çulev: Pronar i një shitoreje ka premtuar se do t’i shlyej borxhet nëse votojnë për LSDM-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev bëri të ditur se një pronar i një shitore në Shtip ka premtuar se do t’i shlyej borxhet për disa persona nëse ata votojnë për LSDM.

“Pas marrjes së infromacioneve se personi D.A nga Shtipi ka disa dokumente dhe letërnjoftime nga persona të bashkësisë rome të, që janë mbajtur si peng në shitoren e tij për shkak të borxhit, dhe ka premtuar se borxhi do të shlyet nëse në ditën e zgjedhjeve do të votojnë për LSDM-në, është marrë vendim për kontroll të shtëpisë së tij dhe hapësirave tjera me qëllim të sigurimit të dëshmive dhe dokumentin të rastit”, shkruan Çulev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ministri bëri të ditur se janë gjetur katër fletore të formatit A4 ku ka pasur emra, 69 letërnjoftime, 18 leje për vozitje, 18 dokumente të vjetra, gjashtë letërnjoftime të vjetra, dhe një leje për vendbanim.

Çulev ju bën apel qytetarëve të paraqesin çdo shkelje të të drejtës së votës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori