Udhëheqësit e komunave nuk e përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë e tyre në Komisionin Kundër Korrupsionit. Këtë e theksoi zyrtari i parë kundër korrupsionit, Adem Çuçul,.

Ai deklaroi se tashmë janë ngritur kallëzime për kundërvajtje dhe njoftoi kontroll të shtuar mbi të gjithë zyrtarët.


"Kur u bëra kryetar, menjëherë kryem një inspektim, zbuluam se 35 ish-kryetarë komunash dhe 19 të rinj nuk kishin paraqitur deklarata. Ne lëshuam urdhëresa pagese për kundërvajtje për të gjithë ata.

Përveç kësaj, ata tani janë në fazën e inspektimit, mendoj se në ditët në vijim do të dalim me numrin e këshilltarëve të komunave që nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor. Ne kontrolluam edhe gjyqtarët dhe prokurorët", tha për "TV21" Adem Çuçul, kryetar i KSHPK-së.

Çuçul njoftoi se institucioni po përgatit një përzgjedhje prej dhjetë rasteve më të rrezikshme për analiza të mëtejshme bazuar në një vlerësim të rreziqeve të korrupsionit. Ai tha se të dhënat mbi të ardhurat dhe statusin pasuror të zyrtarëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre janë nën shqyrtim.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë korrupsionin dhe tha se Komisioni Kundër Korrupsionit mbetet i hapur për raportime të drejtpërdrejta prej tyre./Telegrafi/