LAJMI I FUNDIT:

CSL: Diskriminimi ndaj anëtarëve të komuniteteve, në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut

CSL: Diskriminimi ndaj anëtarëve të komuniteteve, në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) platformë e GLPS-së, shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon aktin e djeshëm të diskriminimit në baza racore kundër pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të raportuar që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës në një lokal të gastronomisë.

Në një reagim të tyre thuhet se akte të tilla të shëmtuara do të duhej të dënoheshin nga të gjithë akterët e shoqërisë si dhe nga të gjitha institucionet relevante.


“Mosveprimi i autoritetit publik në mosndëshkimin e sjelljeve të tilla përbëjnë shkelje të së drejtës për barazi para ligjit dhe mosdiskriminim. Këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës,  dhe me Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”.

Tutje theksohet se nuk janë të rralla rastet e diskriminimit racor ndaj komuniteteve në fjalë në nivele të ndryshme qoftë instutcionale apo edhe jashtë tyre.

“Diskriminimi racor si veprim dhe si normë është kundër karakterit multietnik të Republikës së Kosovës, dhe në këtë drejtim ky karakter i funksionimit të Republikës duhet të garantohet nga institucionet e saj”.

Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve
Lexo po ashtu Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve

“Andaj, ne si Qendër për Raste Gjyqësore Strategjike(CSL) kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Institucioni i Avokatit të Popullit i cili ka për detyrë të mbrojë, mbikëqyrë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Po ashtu, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet që patjetër të reagojnë konform kompetencave dhe misionit që ata bartin, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten dhe të sigurojnë që të drejtat e njeritut të respektohen në plotni. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë institucione të cilat janë në krye të detyrës dhe të cilat mbrojnë të drejtat e tyre kur ato shkelen”, thuhet në reagim.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) platformë e GLPS-së,  i fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë që konsiderojnë që rastet  në lidhje me shkeljen e të drejtave të tyre përbëjnë raste strategjike, dhe për të cilat institucionet shtetërore kanë dështuar t’i adresojnë, t’i paraqesin rastet e tyre në: https://www.cslkosovo.org/apliko/ ose t’i  dërgojnë rastet e tyre me email tek: office@cslkosovo.org./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori