CSKA - Arsenal, formacionet zyrtare

CSKA Moskoë dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës.
Topçinjtë janë mysafirë të skuadrës ruse në takimin e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës.
Skuadra e Arsene Wengerit e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-1 dhe pret kualifikim pas kësaj ndeshjes.
Në anën tjetër, rusët e CSKA-së duan ta bëjnë befasinë dhe të sigurojnë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
Wenger ka vendosur t'i bëjë disa ndryshime të vogla në formacionin titullar, ndërsa trajneri i CSKA-së starton me formacionin më të mirë të mundshëm.
Te Arsenali titullar është mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka mungon shkaku i një lëndimi.
CSKA: Akinfeev; A.Berezutski, Ignashevich, V.Berazutski; Nababkin, Bistrovich, Golovic, Dzagoev, Kuchaev; Chalov, Musa.






































