Cristiano Ronaldo udhëheq listën si lojtari më i paguar në botën e futbollit

Cristiano Ronaldo është emëruar si lojtari më i paguar momentalisht në botën e futbollit, duke lënë pas vetes rivalin e tij Lionel Messi.
Ish-ylli i Manchester United u transferua në Arabinë Saudite në janar të vitit të kaluar, duke kompletuar një lëvizje surprizë tek Al-Nassr.
Me një pagë javore që thuhet se është në regjionin e 3.8 milionë eurove, 38-vjeçari po vazhdon të tregojë paraqitje të jashtëzakonshme, ani pse po i afrohet moshës së pensionimit.
Sipas një studimi të bërë së fundmi, katër nga dhjetë yjet më të paguar në botën e futbollit tani luajnë në Arabinë Saudite, ndërsa dy prej tyre janë në top treshe.
Lionel Messi është ende në vendin e dytë, pas kalimit në Amerikë tek Inter Miami në 2023.
Fituesi i Kupës së Botës i dha fund aventurës në Francë tek PSG-ja, në kërkim të aventurave të reja dhe për këtë arsye vendosi t’i bashkohet ekipit të David Beckham.
Pas Ronaldos dhe Messit, treshen e lojtarëve më të paguar në botë e kompleton braziliani Neymar, i cili gjithashtu luan në Arabinë Saudite tek Al-Hilali.
TOP 10 LOJTARËT MË TË PAGUAR NË BOTË:1 - Cristiano Ronaldo - 204.9 milionë euro 2 - Lionel Messi - 106.4 milionë euro 3 - Neymar - 88.2 milionë euro 4 - Kylian Mbappe - 86.7 milionë euro 5 - Karim Benzema - 83.5 milionë euro 6 - Erling Haaland - 45.7 milionë euro 7 - Mohamed Salah - 41.7 milionë euro 8 - Sadio Mane - 40.9 milionë euro 9 - Kevin De Bruyne - 30.7 milioën euro 10 - Harry Kane - 28.3 milionë euro /Telegrafi/












































