Producenti i njohur, Cricket, ka lansuar një ‘EP’ të ri me titull "Peisazh" që përmban pesë këngë të mrekullueshme.

Ky projekt i ri është një përzierje inovative e melodive tradicionale dhe modernitetit, duke sjellë një tingull unik që do t'i mahnitë dëgjuesit.


EP "Peisazh" përfshin këngët e mëposhtme:

- “Klarineti”

- “Bashqe”

- “Delja rude”

- “Kur bjen fylli”

- “Bajraku”

Me këtë EP, Donat Prelvukaj dëshiron të rikthejë në vëmendje bukurinë e muzikës folklorike shqiptare, duke e bashkuar atë me elemente të reja dhe eksperimentale.

Si bashkëpunëtore në këngë ka pasur edhe Besiana Shkodrën.

Projektet pritet të shndërrohen në hite dhe të tërheqin vëmendjen e dëgjuesve të çdo moshe.

Këto vepra artistike tashmë janë të disponueshme në të gjitha platformat muzikore. /Telegrafi/