Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Cremonese në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është rikthyer përsëri te fitorja, duke mposhtur Cremonesen pas humbjes befasuese ndaj Empolit.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga David Okereke (11’) nga vendasit, ndërsa Lautaro Martinez (21’, 65’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Lautaro, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Felix Afena-Gyna dhe Robin Gosens që u notuan me 6.4.

Në këtë ndeshje nga minuta e 66-të luajti edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7.

Notat e lojtarëeve  

/Telegrafi/

telegrafi sport app