LAJMI I FUNDIT:

Credit Suisse planifikon të marrë hua deri në 51.4 miliardë euro prej bankës qendrore zvicerane

Credit Suisse planifikon të marrë hua deri në 51.4 miliardë euro prej bankës qendrore zvicerane

Banka zvicerane, Credit Suisse planifikon të marrë hua deri në 50 miliardë franga (51.4 miliardë euro) nga banka qendrore zvicerane për të siguruar likuiditet.

“Credit Suisse po ndërmerr një hap vendimtar për të forcuar paraprakisht likuiditetin duke shfrytëzuar opsionin e huamarrjes deri në 50 miliardë franga nga Banka Kombëtare e Zvicrës përmes programit të kredive të siguruara dhe likuiditetit afatshkurtër”, njoftuan mëngjesin e sotëm.

Ata shtuan gjithashtu se Credit Suisse International u ofroi atyre një blerje me para në dorë të letrave me vlerë me prioritet arkëtimi në vlerën e rreth tre miliardë frangave, raporton cnn.


Aksionet e bankës ranë ndjeshëm të mërkurën pasi aksioneri kryesor, Ammar Al Khudairy, kryetar i Bankës Kombëtare Saudite, përjashtoi ta ndihmojë bankën nëse ajo kërkon likuiditet shtesë.

Për t’ shuar ‘benzinë zjarrit’, banka qendrore zvicerane dhe rregullatori i tregjeve financiare njoftuan të mërkurën mbrëma se do të ndërhynin dhe do t’i siguronin likuiditet Credit Suisse nëse është e nevojshme.

Ata gjithashtu theksuan se aktualisht nuk ka asnjë tregues të rrezikut të drejtpërdrejtë të përhapjes së problemeve të shkaktuara nga kolapsi i tre bankave amerikane në kompanitë financiare në Zvicër.

Andre Helfenstein, kreu i operacioneve të bankës në Zvicër, pohoi se depozitat e klientëve ishin të sigurta dhe ia atribuoi vështirësitë e tregut të Credit Suisse vështirësive në sektorin bankar të SHBA, duke aluduar në kolapsin e javës së kaluar të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank.

Biznesi zviceran është e pozicionuar mirë dhe po arrin rezultate të mira, pohoi Helfenstein, duke shtuar se banka po ristrukturon rrënjësisht operacionet për të përmirësuar rezultatet afatgjata.

Vitin e kaluar, klientët tërhoqën deri në 123 miliardë franga nga Credit Suisse, pjesa më e madhe në tremujorin e katërt.

Banka e mbylli vitin e kaluar me një humbje prej 7.3 miliardë frangash. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori