LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia

Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia
Foto: Arkiv

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se me deklaratat para takimit në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i hapi rrugën marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se deklarata pas takimit, se ai nuk mund të firmoste asgjë “për shkak të dhimbjes torturuese në dorën e djathtë” është një tallje që u prit keq në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore të Bashkimit Evropian.

Cramon tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, pozicioni ndërkombëtar i së cilës, sipas saj, do të ishte shumë më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi zbatues janë vërtet revolucionare sepse sjellin një cilësi të re në dialog. Nga gjendja e krizës kalojmë në biseda për thelbin dhe normalizimin pothuajse të plotë të marrëdhënieve. Kjo sjell përfitime si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë zhbllokon rrugët e tyre evropiane. Ata e dinë shumë mirë se pa zgjidhjen përfundimtare të të gjitha çështjeve mes tyre, nuk ka integrim real në BE. Për më tepër, marrëveshja i lejon Serbisë që të sigurojë mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore në mënyrën e duhur, ndërsa Kosova merr respekt dhe njohje të plotë për dokumentet, tregtinë e kështu me radhë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.


E pyetur nëse është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjes për të filluar zbatimin e saj, Cramon në një intervistë për “Nova”, tha se është për të ardhur keq që flitet në atë mënyrë.

“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij [Vuçiqit] para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, retorika në pas të gjithave tallja e tij me ‘dhimbje torturuese në dorën e djathtë’ u prit shumë keq si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”.

Liderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit
Lexo po ashtu Liderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit

Ndërsa në pyetjen se nëse është e mundur të zbatohet ajo që thotë presidenti i Serbisë – të zbatohet gjithçka, përveç pikës që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në OKB, Cramon tha se kjo nuk varet nga ai.

“Le të jemi të sinqertë – nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB. E kuptoj që kjo (deklarata si kjo) është për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimi, ku Kina apo Rusia ende mund të vënë veton”.

Ajo tha se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel është ligjërisht e detyrueshme, “që ishte një mënyrë për të siguruar vlefshmërinë e saj edhe pa nënshkrim.”

“Tashmë ajo është pjesë e kritereve për pranimin e Serbisë në BE dhe vetëm zbatimi i plotë i saj do t’i mundësojë Serbisë mbylljen e negociatave. Rruga e Kosovës drejt OKB-së nuk ka asnjë lidhje me të”.

Duke folur pozicionin e Serbisë në arenën ndërkombëtare, Cramon tha se është fare e sigurt se pozita e Serbisë do të kishte qenë shumë më e mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Kemi vënë re renditjen e Serbisë në OKB dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por ajo që duhet të shohim është jo vetëm vendosja e sanksioneve, por edhe një largim i qartë nga Rusia. Prania e RT dhe Sputnik, të cilat prodhojnë përmbajtje në gjuhën serbe, e bën këtë jashtëzakonisht të vështirë dhe për këtë arsye ne insistojmë që Serbia t’i ndalojë ato. Gjithashtu, drejtori pro-rus i BIA-s, Aleksandar Vulin, është një shembull tjetër se pse Serbia ka një reputacion si një kukull ruse në Ballkan. Ne po humbasim besimin në shërbimin e inteligjencës serbe dhe unë personalisht do të kisha frikë të bëja diçka kundër Rusisë në Serbi për sa kohë që ai mban atë pozicion”, tha Cramon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori