LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 ndikoi edhe te martesat, Turqia shënon nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit

COVID-19 ndikoi edhe te martesat, Turqia shënon nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit

Martesat arritën nivelin më të ulët në 20 vjet në Turqi vitin e kaluar, nën hijen e kufizimeve të coronavirusit për tubime të mëdha, si martesat dhe ceremonitë e fejesës.

Numri i çifteve që u martuan ra nën 500 mijë për herë të parë që nga viti 2001, sipas të dhënave që ka mbledhur Anadoly Agency nga Autoriteti Turk i Statistikave.


Duke arritur kulmin në 641.973 martesa në vitin 2008, shifra ra me 10,1 për qind ndër vite në 487.270 në vitin 2020.

Shkalla e numrit vjetor të martesave për një mijë banorë ishte 0,584 për qind vitin e kaluar, më e uleta që nga viti 2001.

Rreth 135.022 çifte u divorcuan në vitin 2020, me 13,8 për qind më pak se një vit më parë.

Pas njoftimit të rastit të parë të koronavirusit në Turqi më 11 mars, në kuadër të luftës kundër COVID-19 u zbatuan masa parandaluese. Me rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve, Turqia mori masa të reja.

Kohëzgjatja e një ceremonie martesore në Turqi ka qenë e kufizuar në një orë, duke ndaluar vallëzimin dhe shërbimin e ushqimit.

Gjithsej 30 persona, përfshirë të afërmit, lejohen të marrin pjesë në funerale dhe ceremoni martesore.

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori