LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, kërkohet rikthimi i kontrolleve mjekësore në pikat kufitare

COVID-19, kërkohet rikthimi i kontrolleve mjekësore në pikat kufitare
Foto ilustrim

Shtetet fqinje kanë regjistruar numër në rritje të rasteve të reja ditore me COVID-19 në javën e fundit, por në asnjë prej pikave kufitare nuk ka kontrolle mjekësore siç ishin aplikuar në muajt e izolimit.

Komisioni për Shëndetësi pritet t’i drejtohet me kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për të kuptuar se kur do të kthehen ekipet mjekësore në pikat kufitare si dhe në Aeroportin e Prishtinës. Madje, deputetët opozitarë të këtij komisioni thonë se ministria nuk i ka njoftuar fare rreth vendimit për të larguar ekipet mjekësore.


Kryetarja e këtij komisioni që vjen nga radhët e AAK-së, pjesë e koalicionit qeverisës, Albena Reshitaj deklaroi se si komision janë duke e monitoruar punën e Ministrinë së Shëndetësisë dhe se do të kërkojnë nga kjo ministri informacione se kur planifikojnë t’i kthejnë ekipet mjekësore në pikat kufitare.

Reshitaj theksoi se sikur në vendet e tjera edhe në Kosovë numri i të infektuar me COVID-19 është në rritje, prandaj nëse vazhdon kjo rritje, institucionet e vendit do të detyrohen që t’i kthejnë ekipet mjekësore nëpër pikat kufitare.

“Ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës do t’i kërkojmë sqarime Ministrisë së Shëndetësisë, akterëve përgjegjës për arsyetimin se kur planifikojnë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por edhe në bazë të rekomandimeve, këshilltarëve, ekspertëve shëndetësorë që jepen nga këshilli i ekspertëve nëse e kanë paraparë në këtë periudhë të kthehen ekipet të cilat do të bëjnë kontrollimin e të gjithë atyre që futen apo edhe dalin nga Kosova”, ka thënë Reshitaj.

Ndërsa anëtari tjetër i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka thënë se deputetët nuk kanë qenë të informuar për largimin e ekipeve mjekësore nga pikat kufitare. Sipas tij, kontrolli në kufi është i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe një gjë e tillë është e paraparë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Heqjen e kontrolleve mjekësore në kufi, Uka e quan një tjetër gabim të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë.

“Ne si deputet nuk jemi të informuar për diçka të tillë, madje edhe në raportimin e fundit e zotëri Zemajt në komisionin parlamentar për shëndetësi nuk është përmendur një temë e tillë dhe konsideroj që ky është një nga gabimet e radhës që bënë kjo qeveri, në raport me menaxhimin e pandemisë sepse po i shihni edhe numrat që tash më nuk janë në favor të Kosovës. 0:41 Një masë e tillë është konsideruar disa herë edhe prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë edhe prej organizmave të tjerë ndërkombëtarë, si jashtëzakonisht e rëndësishme për kontrollin e përhapjes së virusit Covid-19, dhe tash kur po shohim që në shtetet e ndryshme, qoftë rajonin, qoftë shtetet e tjera evropiane, ka një numër në rritje të rasteve me COVID-19, kontrollet e tilla janë të domosdoshme”, deklaroi Uka.

Anëtari tjetër i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se nuk ka ndonjë raport sa i përket kësaj çështjeje, mirëpo thekson se e ka ngritur si shqetësim pas rifillimit të rritjes së numrit të rasteve.

Haxhiu thotë se shteti i Kosovës do të duhej të bënte një riorganizim dhe të rivendosen ekipet mjekësorë, si dhe të bëhen teste edhe në pikat kufitare ku edhe rezultati mund të merret pas 24 orësh.

“Do të duhej të kishte Kosova një kontroll me të mirë dhe të vendoste kritere, meqë do të duhej një organizim që të gjitha pikat hyrëse në Kosovë, t’u kërkohej qytetarëve që vijnë nga këto vende testi PCR, ose të bëhet një riorganizim i sistemit tonë shëndetësor dhe të vendosën ekipet mjekësorë edhe të bëhen testet për qytetarët, sepse tani ka mundësi që testet të bëhen edhe në kufi, dhe pastaj brenda 24 orëve të marrin rezultatet. Krejt kjo me qëllimin që vendi të mos shkojë në një mbyllje të re për shkak të rritjes së rasteve. Kosova tani po përgatitet për fazën e tretë të COVID-it sepse ajo faza e muajit korrik edhe gusht, e konsiderojmë që ishte faza e dytë edhe ajo është për shkak të mos marrjes me kohë të masave mbrojtëse nga ish-Qeveria Kurti dhe më pas edhe nga Qeveria Hoti. Masën e dytë Kosova e ka dhuratë prej papërgjegjësisë së këtyre dy qeverive”, ka thënë Haxhiu.

Pas heqjes së ekipeve mjekësore ne pikat kufitare, Kosova vendosi kritere për qytetarët e vendeve të cilat i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit. Por asnjë prej vendeve të rajonit aktualisht nuk është në këtë listë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se aktualisht, Kosova bazuar në një listë të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka listuar një sërë shtetesh të cilat i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19.

Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Litenshtajni dhe Portugalia janë pjesë e kësaj liste.

Ai tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë shtatë ditë në vetizolim.

“Çdo shtet i cili është i vendosur në listën e shpërndarjes dhe rrezikut, shpërndarjes së infeksionit, ju ndalohet hyrja në Kosovë, domethënë atyre qytetarëve që vijnë nga ato vende që potencialisht janë rrezik që për shpërndarje të infeksionit sipas listës së ECDC-së, pa e pas testin PCR dhe eventualisht nëse kjo nuk dëshmohet, dhe pretendojnë që janë të shëndoshë, duhet të shkojnë në vet-izolim derisa të qartësohet gjendja e tyre shëndetësore”, ka thënë Zemaj. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori