LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, kërkohet që shtabet emergjente dhe inspektoratet të jenë aktive në Komunën e Pejës

COVID-19, kërkohet që shtabet emergjente dhe inspektoratet të jenë aktive në Komunën e Pejës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin me të cilin ka biseduar për vlerësimin e situatës epidemiologjike në këtë komunë.

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me kryetarin Muhaxheri janë dakorduar që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-COVID-19.


Sot në mesditë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, bëmë një vlerësim të situatës epidemiologjike si  dhe u dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-COVID-19”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se qendra për Mirëqenien e Gruas me aktivitetet e saj në rajonin e Pejës, është përballur me sukses duke siguruar mjedis të sigurt për gratë, të mbijetuarat e dhunës në familje.

“U njoftova nga menaxhmenti i kësaj organizate joqeveritare për kapacitetet e këshillimit për nevojat shëndetësore, sociale, arsimore, psikologjike, ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje për rajonin e Pejës. Puna humane e QMG-së, në aspektin shëndetësor, do ta ketë përkrahjen brenda mandatit  të saj, duke u gjendur pranë secilës grua dhe fëmijë që kanë përjetuar dhunë në familje. Stop dhunës në familje”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori