LAJMI I FUNDIT:

COVID-19: Franca dhe Gjermania propozojnë 500 miliardë euro fond për rimëkëmbjen e BE-së

COVID-19: Franca dhe Gjermania propozojnë 500 miliardë euro fond për rimëkëmbjen e BE-së

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel prezantuan të hënën një plan të përbashkët për të nxitur rimëkëmbjen e BE-së nga kriza e coronavirusit, pas disa javësh debati mbi atë se si të vendosnin miliarda euro të nevojshme për të përfunduar një recesion të dhimbshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një video-konferencë të përbashkët, Macron dhe Merkel kërkuan krijimin e një fondi të rimëkëmbjes prej 500 miliardë eurosh, i aftë ofrojë grante për vendet dhe rajonet më të goditura nga kriza e coronavirusit.


Drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë gjithashtu thanë që ata po propozojnë të autorizojnë Komisionin Evropian të huazojë para në tregjet financiare në emër të Bashkimit Evropian, duke respektuar njëkohësisht traktatet e BE-së.

Macron tha se kjo ishte hera e parë që Franca dhe Gjermania ranë dakord të lejojnë BE-në të rrisë borxhin së bashku, duke e quajtur këtë një “hap përpara”.

Ai këmbënguli që paratë nga fondi i rimëkëmbjes do të viheshin në dispozicion në formën e granteve dhe jo të kredive.

Presidenti francez tha se nisma franko-gjermane ishte fryt i bisedimeve të gjera me vendet e tjera anëtare të BE-së, përfshirë Italinë dhe Holandën.

Evropa sapo ka filluar të dalë nga bllokimet e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit, i cili i ka bërë edhe një goditje ekonomive kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori