LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi po vazhdon të përhapet, varianti i ri zbulohet edhe në Izrael e Irlandën e Veriut

Coronavirusi po vazhdon të përhapet, varianti i ri zbulohet edhe në Izrael e Irlandën e Veriut

Zyrtarët e Izraelit dhe Irlandës së Veriut kanë bërë të ditur se në vendet e tyre janë zbuluar katër raste me variantin e ri të coronavirusit, që për herë të parë është shfaqur në Britaninë e Madhe.

Ministria izraelite e Shëndetësisë, ka theksuar se nga të katërtit, tre pacientë së fundmi kishin udhëtuar në Britani të Madhe, e prejardhja e të katërtit ende nuk është konfirmuar, transmeton Telegrafi.


“Në dy ditët e fundit kemi bërë përpjekje për të kontrolluar nëse mutacioni nga Britania e Madhe është ‘infiltruar’ në Izrael. Deri para disa minutave kemi qenë optimistë, kurse tani ky disponim ka rënë për shkak të informacioneve që na kanë ardhur nga laboratorët tonë”, ka shtuar ministrja e Shëndetësisë, Juli Edelstein.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahyu, ka thënë se zbulimi i rasteve të reja vetëm sa ka konfirmuar vendimin e organeve kompetente që trafiku ajror me Britaninë e Madhe të ndalet përkohësisht.

“Natyrisht se kemi ndërmarrë hapa konkret për të mbyllur trafikun ajror me Britaninë e Madhe, dhe kemi bërë obligative karantinimin për izraelitët që kthehen në vendin tonë dhe kemi gjurmuar të gjithë ata që kanë qenë në Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera”, ka shtuar ai.

Ekspertët sërish kanë ripërsëritur deklaratat e kolegëve të tyre nga vendet tjera se ky variant është më infektues, por megjithatë nuk është më vdekjeprurës dhe për këtë nuk duhet pasur arsye për panik se vaksinat aktuale nuk do të jenë efikase kundër këtij varianti.

Edhe Irlanda e Veriut ka konfirmuar sot se ka rezultuar pozitiv një person në variantin e ri të coronavirusit, që është regjistruar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka bërë të ditur se ky variant i virusit në këtë rajon ka qenë prej kohësh prezent.

“Nuk ka kurrfarë dëshmi që sugjerojnë se varianti i ri shkakton sëmundje të rënda apo rritjen e përqindjes së vdekjeve”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Shëndetësisë së Irlandës së Veriut.

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori