Një shpërthim i COVID-19 në veri të Italisë u përkeqësua të premten, me zyrtarët që njoftuan 14 raste të konfirmuara në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos.
Vetëm disa orë pasi zbuluan se gjashtë persona kishin virusin vdekjeprurës, zyrtarët thanë që tetë të tjerë po ashtu kishin testuar pozitivë me këtë sëmundje, përfshirë pesë punonjës shëndetësie, transmeton Telegrafi.
Agjensia e lajmeve ANSA tha se dy persona ishin diagnostikuar se vuanin nga sëmundja shumë ngjitëse në Veneto, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse rastet ishin të lidhura.
Zyrtarët u thanë banorëve nga tre qytete të vogla rreth 60 km në juglindje të Milanos, për të qëndruar në shtëpi pasi mjekët testuan qindra njerëz që mund të kishin ardhur në kontakt me gjashtë të sëmurët nga coronavirusi.
Asnjë nga gjashtë rastet e para të raportuara nuk besohet se kishte vizituar Kinën, e cila është epiqendra e virusit.
Kryeministri Giuseppe Conte tha se ekzistonte një karantinë e detyrueshme për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me pacientët e infektuar, pasi autoritetet lokale vazhduan të gjurmojnë të gjithë ata me të cilët kishin rënë në kontakt.
“Shumica e kontakteve të atyre që testuan pozitivisht për koronavirus janë identifikuar dhe janë nënshtruar testeve dhe masave të nevojshme”, thuhet në një deklaratë.
Para të premtes, vetëm tre persona ishin konfirmuar në Itali se kishin virusin që u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre