Shumica e infektimeve me coronavirus në Gjermani ndodhin në mjedise private ose në azile të moshuarish. Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të lartë të transmetimit, shkollat e zyrat me rreziqe më të vogla.
Familjet dhe azilet për të moshuarit janë përgjegjëse për shumicën e transmetimeve të coronavirusit në Gjermani, rezulton nga një studim i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
Studimi, i publikuar të premten, zbulon se shumica e shpërthimeve të infektimeve me coronavirus në Gjermani ndodhin në shtëpi, ku një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona. Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm midis anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi.
Azilet për të moshuarit janë të dytët më të prekurit nga pandemia. Rreziku i infektimit atje është shumë më i lartë, me një shpërthim që sjell mesatarisht rreth 19 infekstime të tjera.
Strehimet e refugjatëve me rrezik më të madh të infektimeve
Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të madh të infektimeve në rastin e një përhapjeje të COVID-19 me një mesatare prej 21 infektimesh nga një vatër e regjistruar – më shumë se kudo tjetër – evidentoi studimi.
“Përveç infektimeve spektakolare individuale që janë bërë të njohura në mbarë vendin, ka transmetime të virusit në familje dhe në mjedisin shtëpiak që jo domosdoshmërisht çojnë në shumë raste të tjera dhe që rezultojnë vetëm në disa raste në një shpërthim, por me sa duket ndodhin shumë shpesh”, thuhet në studim.
“Të jetuarit së bashku në shtëpitë e të moshuarve shpesh duket se çon në transmetim të virusit, por infektimet në ambiente të hapura janë shumë më pak të zakonshme”, thuhet në studim, duke renditur parqet dhe kopshtin zoologjik ku ka më pak të ngjarë të përhapet infeksioni.
Shkollat më pak të rrezikuara
Shkollat në Gjermani, nga ana tjetër, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas RKI. Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.
Shumica e shkollave në Gjermani u mbyllën para mbylljes në të gjithë vendin në mars. Miliona banorë po punojnë nga shtëpia që atëherë.
Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.
RKI theksoi se gjetja e burimit të infeksioneve nuk ishte plotësisht e besueshme në të gjitha rastet e regjistruara. Shifrat bazohen në vetëm rreth 27% të të gjitha infektimeve që mund të lidhen me një vatër specifike infektimi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani – shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak