LAJMI I FUNDIT:

Një teori konspirative po qarkullon në internet: Coronavirusi mund të ketë origjinën në një laborator të Kinës

Një teori konspirative po qarkullon në internet: Coronavirusi mund të ketë origjinën në një laborator të Kinës

Përhapja e coronavirusit të Kinës i quajtur edhe si virusi Wuhan ka parë tashmë numrin e të vdekurve të kalojë numrin 100 dhe thuhet se me mijëra të tjerë janë infektuar në rajon – dhe jo vetëm.

Ndërsa po merren masa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe gjetjen e një shërimi, ka raporte në rritje që virusi mund të mos ketë origjinën nga tregu i prodhimeve të detit siç pretendohet nga Kina, por nga një laborator nga aty, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave, fakti që administrata ka qenë selektive në ofrimin e informacionit për agjencitë ndërkombëtare dhe mediat – përkundër deklaratës publike të presidentit Kinez Xi Jinping për vazhdimin e luftimit të shpërthimit të coronavirusit – keqinformimi ka zënë vend, sidomos në mediat sociale.

Shumë teori konspirative janë duke qarkulluar në Facebook, Twitter, WhatsApp dhe paralelet e tyre kineze.

Ndonëse jo i verifikuar, një pretendim i pabazë që është bërë viral në internet sugjeron se virusi ishte pjesë e “programit të fshehtë të armëve biologjike” të Kinës dhe mund të ketë dalë nga Instituti Wuhan i Virologjisë.

Sipas të njëjtave pretendime, vetëm 30 kilometra larg nga origjina e coronavirusit, ekziston një “laborator mister” që një ekspert pretendon se është pjesë e një programi sekret të armëve biologjike.

Media të ndryshme kanë cituar një ish-oficer të inteligjencës izraelite Dany Shoham, i cili pretendonte se Instituti në Wuhan është pjesë e një programi sekret të armëve biologjike.

Histori të ngjashme kanë filluar të qarkullojnë edhe në Kinë.

Megjithatë, dikush tërheq vërejtjen rreth një lajmi të tillë.

“Nuk ka asnjë provë që ai ishte një armë biologjike, dhe çdo pretendim që po përhapet me qëllim të keqinformimit është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm”, paralajmëron profesori i studimeve të sigurisë së Massachusetts Institute of Technology, Vipin Narang.

Gjithashtu edhe analisti australian i mbrojtjes, Dr. Malcolm Davis ka shkruar: “Unë nuk jam i bindur që ka ende prova për të mbështetur këtë teori”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori