eksperti ad

Virusi infektues COVID-19 mund të mbetet në sipërfaqe, të tilla, si kartëmonedha, ekranet e telefonit dhe në hekur për 28 ditë, thonë studiuesit.

Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës australiane sugjerojnë se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë shumë më gjatë në sipërfaqe nga sa mendohej, raporton BBC.


Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtinë ose flasin, transmeton Telegrafi.

concept of coronavirus Covid 2019 and economic crisis money dollars.  1

Por, ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në sipërfaqe, të tilla, si metali dhe plastika.

Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se coronavirusi mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe hekur, megjithëse rezultatet ndryshojnë.

Por studimi i fundit nga agjencia australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte "jashtëzakonisht i fortë", duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si xhami i gjetur në ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedha plastike dhe letre, kur mbahen në 20 gradë celsius, e cila është sa një temperaturë e dhomës.

gettyimages 515328992 6da9ee93cf2d10fdd175af70f6cca2637721d3b7 s800 c85

Në krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë në të njëjtat rrethana për 17 ditë.

Eksperimentet u kryen në errësirë, pasi drita ultra vjollcë tashmë është treguar se e vret virusin.

Studimi, i botuar në Virology Journal, zbuloi se virusi mbijetoi për më pak kohë në temperatura më të nxehta; ndaloi së qeni infektiv brenda 24 orëve në 40 gradë celsius në disa sipërfaqe. /Telegrafi/