LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi arriti edhe në vendin që nuk kishte asnjë të infektuar deri më tani

Coronavirusi arriti edhe në vendin që nuk kishte asnjë të infektuar deri më tani

Kaledonia e re, territori përtej detit i Francës dhe një nga vendet e pakta në planet që ka qenë pa COVID-19, po mbyllet për shkak të zbulimit të nëntë rasteve, njoftuan zyrtarët sot.

Fokusi i coronavirusit në arkipelagun francez u zbulua pasi një drejtor shkolle u sëmur në ishujt Wallis dhe Futuna – gjithashtu territor francez në Oqeanin Paqësor – dhe detyroi autoritetet të kontrollonin për rastet e coronavirusit.


“Sipas indikacioneve fillestare, pacienti zhvilloi simptoma në mes të shkurtit dhe mund të kishte qenë ngjitës në Wallis dhe Futuna nga fundi i janarit”, u tha gazetarëve Thierry Santa, kreu i qeverisë lokale, raporton france24.

Nuk kishte kufizime të udhëtimit midis dy territoreve franceze, por secili person duhej të ishte në karantinë në mënyrë rigoroze për 14 ditë pasi të kthehej nga zonat e tjera.

Ishujt më parë kanë parandaluar me sukses transmetimin e coronavirusit në një komunitet që ka arritur pothuajse çdo cep të botës.

Kaledonia e Re, e vendosur në brigjet veriperëndimore të Australisë, u bë territor francez në vitin 1853. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori