LAJMI I FUNDIT:

Çorbë me bullgur dhe jogurt

Çorbë me bullgur dhe jogurt

Nevojiten:

▪ 1 kg eshtra nga mishi i kurbanit
▪ perime për supë (karotë, selino, majdanoz)
▪ bullgur (sasia sipas dëshirës)
▪ 2 dcl jogurt
▪ kripë, piper, gjalpë, miell, vaj


Përgatitja:

1. Eshtrat lani dhe bashkë me perimet zieni së paku dy orë. Kulloni dhe ujin shtojani bullgurit. Kthejeni sërish në zjarr deri sa bullguri të zbutet.

2. Perimet e ziera pritni në copëza dhe shtojani supës.

3. Në tavë përzieni një lugë miell dhe një lugë gjalpë dhe shtojani çorbës për t’u bërë e dendur.

4. Çorbës në fund shtoni jogurt, kripë dhe piper.

5. Çorbën e ftohur servireni në pjatë.

/Telegrafi/