Nevojiten:▪ 1 kg eshtra nga mishi i kurbanit ▪ perime për supë (karotë, selino, majdanoz) ▪ bullgur (sasia sipas dëshirës) ▪ 2 dcl jogurt ▪ kripë, piper, gjalpë, miell, vajPërgatitja:

1. Eshtrat lani dhe bashkë me perimet zieni së paku dy orë. Kulloni dhe ujin shtojani bullgurit. Kthejeni sërish në zjarr deri sa bullguri të zbutet.


2. Perimet e ziera pritni në copëza dhe shtojani supës.

3. Në tavë përzieni një lugë miell dhe një lugë gjalpë dhe shtojani çorbës për t’u bërë e dendur.

4. Çorbës në fund shtoni jogurt, kripë dhe piper.

5. Çorbën e ftohur servireni në pjatë.

/Telegrafi/