LAJMI I FUNDIT:

Conte: Kam respekt për Ibrahimovicin, por nuk na nevojitet

Conte: Kam respekt për Ibrahimovicin, por nuk na nevojitet

Inter nuk ka nevojë të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovicin ka thënë trajneri i tyre, Antonio Conte, pasi beson dhe ka respekt për lojtarët e tij.

Pasi shkuan si të pamposhtur në shtatë ndeshjen e para në nën Conte, Interi humbi dy ndeshjet e tyre të fundit – kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe nga Juventusi në Serie A.

Ndërkohë, lëndimet e Stefano Sensit dhe Alexis Sanchez, kanë varfëruar skuadrën e Contes për testin e së dielës me Sassuolon.


Ibrahimovic: Mund të kaloj te Napoli, Interi apo Bologna
Lexo po ashtu Ibrahimovic: Mund të kaloj te Napoli, Interi apo Bologna

Ish-sulmuesi i Interit, Ibrahimovic – kontrata e të cilit me LA Galaxy skadon në dhjetor, ka pretenduar se ai do të ishte i hapur për një rikthim në Serie A, por  Conte nuk beson se skuadrës së tij i duhet një lojtar i cilësive të suedezit.

“Unë nuk flas për lojtarë që nuk janë të ekipit tim. Nuk do të ishte respekt”, ka thënë fillimisht Conte një konference për shtyp kur u pyet nëse Interi mund ta merrte Ibrahimovicin.

“Kam respekt për Ibrën natyrisht, ai është një lojtar me cilësi. Ai ka bërë histori në këtë lojë”.

Ibrahimovic i premton Lukakut 60 euro për çdo pranim të mirë të topit
Lexo po ashtu Ibrahimovic i premton Lukakut 60 euro për çdo pranim të mirë të topit

“E respektoj atë dhe e vlerësoj atë, por nuk është e drejtë të flasësh për të tjerët, gjithashtu sepse kam shumë besim te lojtarët e mi dhe kam shumë respekt për skuadrën time”.

“Do të bëjmë më mirë dhe do të përmirësohemi. Nga këto pengesat ndaj Juves dhe Barçës duhet të kthehemi më të fortë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori