LAJMI I FUNDIT:

Conte e pranon se mund të largohet nga Tottenham para fundit të sezonit

Conte e pranon se mund të largohet nga Tottenham para fundit të sezonit

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte pranon se ai mund të largohet para fundit të sezonit pas eliminimit të tyre nga Milani në Ligën e Kampionëve.

Me kontratën e tij të përfunduar në qershor, humbja e së mërkurës u duk sikur mund të ishte fillimi i fundit për italianin, i cili ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve vetëm një herë në gjashtë përpjekje si trajner.

“Kam një kontratë me Tottenhamin. Unë e respektoj kontratën, në fund të sezonit do të bëhen vlerësimet me klubin në mënyrën më të qetë”, ka thënë fillimisht Conte.


Richarlison bëri një ofendim të ashpër pasi Tottenhami u eliminua nga Liga e Kampionëve, braziliani e ka me Conten
Lexo po ashtu Richarlison bëri një ofendim të ashpër pasi Tottenhami u eliminua nga Liga e Kampionëve, braziliani e ka me Conten

“Le të shohim se si përfundon sezoni. Ndoshta ata mund të më largojnë edhe më herët. Tottenham e di shumë mirë se cilat janë mendimet e mia dhe në fund të sezonit do të takohemi dhe do të marrim një vendim”.

“Nuk mund të them asgjë negative për angazhimin e lojtarëve. Ata dhanë gjithçka nga fillimi deri në fund. Nëse duhet të shoh një situatë pozitive, është se kemi pasur një hap përpara, por nuk mjafton dhe nëse ne duam të jemi konkurrues, duhet të luftojmë”.

“Nuk më pëlqen të humbas, por mund të ndodhë, veçanërisht sepse sezonin e kaluar, mos harroni se luajtëm në Ligën e Konferencës dhe dy vjet më parë në Ligën e Evropës”.

“Më vjen shumë keq për tifozët, por nuk mund të shpresojmë për një mrekulli një ditë që një trofe të shkojë në terrenin tonë të stërvitjes. Ne duhet të ndërtojmë dhe të kemi durim”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori