LAJMI I FUNDIT:

Çokollata në shtatzëni i bënë mirë fëmijës

Çokollata në shtatzëni i bënë mirë fëmijës

Një studim i bërë kohët e fundit nga Shoqata “Maternal-Fetal Medicine” ka zbuluar se gjatë shtatzënisë është i mirë konsumimi i çokollatës për fëmijën.

Me sa duket, nëse nëna e konsumon në mënyrë të moderuar, çokollata nxit rritjen dhe zhvillimin e fetusit.


Hulumtimi është bazuar në studimet e mëparshme që kishin zbuluar mundësinë e efekteve shëndetësore të konsumit të çokollatës nga gratë shtatzëna në rastet e preklampsisë, ose tension të lartë gjatë shtatzënisë, një situatë që mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fetusit.

Hipertensioni, në fakt, ndërhynë në mënyrë negative me rrjedhën e gjakut të fetusit dhe, gjithashtu, me funksionet e të ushqyerit dhe të oksigjenit.

Pregnancy-Smoothie-2

Në studim u përfshinë 129 gratë shtatzëna, të zgjedhur për shkak se rezultuan me rrezikun e preklampsisë, konsumuan çdo ditë 30 gram çokollatë të llojeve të ndryshme, veçanërisht çokollatë të zezë, shumë e pasur me antioksidantë.

Studimi arriti në përfundimin se pas dymbëdhjetë javësh të kurës me “çokollatë”, pavarësisht nga lloji, rrjedhja e gjakut të nënës tek fetusi ishte përmirësuar.

Prandaj, ekspertët kanë arritur në përfundimin se konsumi i moderuar i këtij ushqimi çdo ditë mund të jetë një avantazh për zhvillimin e fetusit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori