LAJMI I FUNDIT:

CNN zbulon se “çfarë dinte Kina për coronavirusin” – kritikohet se e bëri “10 muaj me vonesë”

CNN zbulon se “çfarë dinte Kina për coronavirusin” – kritikohet se e bëri “10 muaj me vonesë”

Një raport i ri nga CNN që lidh origjinën e pandemisë së coronavirusit me Kinën duket se ka ardhur shumë vonë, ose siç kanë thënë disa kritikë “10 muaj” me vonesë.

Rrjeti televiziv CNN dha lajmin të hënën pasdite për një “grumbull” dokumentesh të zbuluara nga brenda Kinës që treguan se kishte botuar të dhëna “mashtruese” mbi rastet e coronavirusit dhe vdekjet në provincën e Hubei, ku ndodhet Wuhan, në shkurt dhe gjithashtu fshehu një “kulm” të madh në raste të ngjashme me gripin në dhjetor të vitit 2019.


“Këto dokumente, janë një pasqyrë e rrallë, e qartë dhe e hapur për atë që Kina dinte gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur të shfaqej se e kishte nën kontroll, ndërsa një shpërthim lokal u shndërrua në një pandemi globale”, përfundoi në raportin e tij në internet redaktori i sigurisë ndërkombëtare i CNN, Nick Paton Walsh, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas FoxNews, ndërsa presidenti Donald Trump ka akuzuar prej kohësh Kinën për “lejimin” e coronavirusit që filloi brenda kufijve të saj të dalë në pjesën tjetër të botës, shumë prej mediave kryesore kanë injoruar kryesisht origjinën e sëmundjes, madje disa i karakterizojnë sulmet e presidentit ksenofobe.

Kështu shkruan më tej FoxNews, kritikët u tallën me “publikimin e asaj që dihej deri tani”.

“CNN më në fund e kupton se Kina ka gënjyer, dhjetë muaj më vonë”, ka shkruar Donald Trump Jr..

“Ekskluzive: Kina gënjen, CNN e tronditur!”, ka ironizuar drejtori i mediave sociale të ekipit të Trump, Mike Hahn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori