LAJMI I FUNDIT:

CNN për sulmin e bazave amerikane në Irak: Raportohet për viktima, Pompeo dhe Esper mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

CNN për sulmin e bazave amerikane në Irak: Raportohet për viktima, Pompeo dhe Esper mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Rrjeti televiziv CNN, duke u thirrur në një burim të tij ka bërë të ditur se ka viktima midis irakianëve në bazën ajrore të Ain al-Asad pas sulmit në të mërkurën herët me kohën lokale.

Megjithatë, siç ka thënë ky medium, në këtë fazë, nuk dihet nëse ata janë plagosur apo vrarë.


Përkundër kësaj, një zyrtar amerikan ka thënë se deri më tani nuk ka raporte për viktima dhe se është duke u zhvilluar një vlerësim.

Gjithashtu, sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper sapo kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe, Pentagoni ka konfirmuar se Irani ka lansuar raketa në drejtim të forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, ka thënë Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike, në një deklaratë .

“Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmeve”, ka shtuar ai.

Bazat, ka thënë ai, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”.

“Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e rajonit”, ka thënë Pentagoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori