LAJMI I FUNDIT:

CNN: Departamenti i Shtetit po e pengon Bidenin të ketë qasje në mesazhet e dërguara nga udhëheqësit e huaj

CNN: Departamenti i Shtetit po e pengon Bidenin të ketë qasje në mesazhet e dërguara nga udhëheqësit e huaj

Një sërë mesazhesh nga udhëheqësit e huaj drejtuar presidentit të zgjedhur Joe Biden janë në Departamentin e Shtetit, por administrata e presidentit Donald Trump po e pengon atë të ketë qasje në to, sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të njohur me mesazhet.

Kështu së paku shkruan CNN, sipas të cilit medium, tradicionalisht, Departamenti i Shtetit mbështet të gjitha komunikimet për Presidentin e zgjedhur, prandaj shumë vende filluan t’i dërgojnë mesazhe Departamentit të Shtetit gjatë fundjavës, përcjell Telegrafi.


Por me Bidenin që i ndalohet për të pasur qasje në burimet e Departamentit të Shtetit nga administrata Trump, sepse Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë fitoren e Biden, dhjetëra mesazhe nuk janë marrë.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, ekipi i Biden është në kontakt me qeveritë e huaja pa përfshirjen e Departamentit të Shtetit dhe ai ka pasur thirrje të shumta nga udhëheqësit, duke përfshirë Angela Merkel të Gjermanisë dhe Justin Trudeau të Kanadasë.

“Ata do të preferojnë të përdorin burimet e Departamentit të Shtetit”, tha një burim i njohur me situatën.

Madje, po sipas CNN, Biden po bllokohet gjithashtu për të marrë të njëjtat informime të inteligjencës si Presidenti, i njohur si “Raporti Ditor i Presidentit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori