LAJMI I FUNDIT:

CNN: Agjentët rusë përmes Pejxh deshën të arrijnë te Trump

CNN: Agjentët rusë përmes Pejxh deshën të arrijnë te Trump

Agjentët rusë tentuan të ndikojnë në kampanjën presidenciale të Donald Trump vitin e kaluar përmes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, transmeton CNN.

Në mesin e këtyre bashkëpunëtorëve është ish-këshilltari për politikë të jashtme Karter Pejxh.


Sipas CNN, në lidhje me këtë ishte debatuar edhe në një takim të FBI-së vitin e kaluar, kur kishin nisur hetimet për verifikimin e ekzistimit të “koordinimit” ndërmjet bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit të tanishëm dhe zyrtarëve rusë gjatë kampanjës së vitit 2016.

Nuk është e qartë nëse Pejxh ishte në dijeni se rusët donin ta shfrytëzonin, kanë thënë zyrtarë të paemëruar amerikanë për CNN.

FBI ka përcjellë Pejxh vitin e kaluar për shkak të lidhjeve të tija të mundshme me Rusinë dhe ishte pjesë e hetimeve të përpjekjeve për ndikimin rus mbi zgjedhjet amerikane.

Pejxh ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat, duke i quajtur si “shaka”.

Bashkëpunëtorët tjerë të Trump kanë pasur disa kontakte me zyrtarët rusë, gjë e cila ka shkaktuar dyshimin e shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe evropiane mbi ndikimin e Rusisë në rrjedhën e zgjedhjeve amerikane, shkruan CNN. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori