LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të lartë që nga 30 gushti

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të lartë që nga 30 gushti

Çmimi i nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po qëndron në nivelin më të lartë në 5 javët e fundit.

Këto çmime janë mbështetur nga vendimi i Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC+) për të ulur prodhimin dhe nga embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse.


Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat prekën nivelin më të lartë që nga 30 gushti.

Sanksionet e BE-së ndaj naftës bruto të Rusisë dhe nënprodukteve të saj do të hyjnë në fuqi në dhjetor dhe janar respektivisht. Por, pavarësisht kësaj analistët vlerësojnë se në tregje ka shumë paqartësi, sidomos mbi mënyrën se si do të preket Europa nga mungesa e naftës ruse.

Në këtë situatë, analistët kanë rritur parashikimin për çmimin e naftës Brent në mbi 100 dollarë për fuçi në muajt në vijim. Por, nëse do të ketë një rritje të infektimeve me COVID-19 në Kinë, kërkesa mund të dëmtohet ndjeshëm dhe çmimet mund të kenë një tendencë në rënie. /Telegrafi/