LAJMI I FUNDIT:

Çmimi marramendës i guaskës së tualetit, e punuar nga ari dhe 24 çanta Louis Vuitton (Video)

Çmimi marramendës i guaskës së tualetit, e punuar nga ari dhe 24 çanta Louis Vuitton (Video)

Illma Gore nga Los Angeles i Shteteve të Bashkuara, ka krijuar një guaskë tualeti nga 24 çanta Louis Vuitton, ndërsa brendësia është e lyer me ar.

Të interesuarit për këtë element të banjës, duhet të paguajnë 100 mijë euro, pasi materiali është shumë i shtrenjtë dhe gjithçka është punuar me dorë, transmeton Telegrafi.

“Kam vendosur disa nga krijimet më të mira, të kësaj shtëpie mode. Ishte argëtuese të punohet, pasi është vepër arti. Por, në fund nuk është më shumë se një guaskë”, ka thënë Gore lidhur me rastin.

Për dallim nga guaskat tjera të shtrenjta, që vetëm mund të përdoren për dekor, kjo është tërësisht funksionale dhe mjafton vetëm të lidhet për kanalizim. /Telegrafi/