LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i lartë i naftës, fermerët e bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe rrezikojnë falimentin

Çmimi i lartë i naftës, fermerët e bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe rrezikojnë falimentin

Fermerët e bimëve mjekësore në zonën e Malësisë së Madhe janë prekur nga rritja e çmimit të naftës. Kostot e transportit, përpunimit dhe eksportit jashtë e kanë rritur shumë barrën për ta.

Si prodhuesja më e madhe në rajon, Shqipëria pjesën më të madhe në prodhimit e eksporton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër problem për fermerët është edhe shpopullimi i zonës. Ata e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë për të mbajtur gjallë biznesin e tyre.

Fermerët i shesin bimët mjekësore me të njëjtin çmim që kanë qenë një vit më parë, 90 lekë [0.7 euro] për kilogram. Por rritja e kostove është e papërballueshme. Ata kërkojnë që shteti ti subvencionojë, pasi çmimi me të cilin e shesin tek kompanitë grumbulluese nuk mbulon as shpenzimet që ata bëjnë.

Specialistët e bujqësisë ngrenë shqetësimin se kostot e larta do ti detyrojnë fermerët ta braktisin këtë sektor.

Jo pak problematike është dhe qëndrimi i kompanive të grumbullimit të cilat pavarësisht rritjes së kostove për fermerët, nuk paguajnë më shumë.

Në 10 vitet e fundit, në Malësinë e Madhe numërohen rreth 4000 familje që merren me kultivimin e bimëve aromatike-mjekësore. Ata prodhojnë rreth 10 mijë ton bimë mjekësore çdo vit, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori