Ekspertë thanë se rritja ndodhi për shkak të spekulimeve se mosmarrëveshjet rreth programeve bërthamore të Iranit mund të çrregullojnë eksportin nga ky vend, që është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në OPEC ndërsa një faktor tjetër për këtë rritje të re ka qenë rënia e sërishme e dollarit në raport me monedhën evropiane euro.

Ditë më parë shefi i OPEK-ut ka deklaruar se këtë verë çmimet e naftës për fuqi do të arrijnë nga 150 deri në 170 dollarë për fuqi.

Kjo rritje e çmimit të naftë ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë ekonominë botërore si inflacionin e lartë, rënien e prodhimeve për shkak të kostove të larta,shkurtime të shumta të vendeve të punës, rënien e fuqisë blerëse etj. /Telegrafi/