LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Çmimi i Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Çmimi i Bitcoin ra me mbi 5 për qind brenda 24-orëve duke prekur vlerën prej 7,585.68 dollarësh.

Kjo rënie u imponua edhe nga rënia e vlerës së aksioneve të disa prej kompanive të mëdha në bursë si Facebook dhe Twitter duke nxitur frikë tek investitorët.


Bitcoin ende është shumë larg vlerës që kishte në fillim të vitit në vlerë prej 20 mijë dollarësh, përcjell Telegrafi.

Edhe Ethereum shënoi rënie në 423.39 dollarë me 4.55 për qind. Në dhjetë monedhat e para të listuara në CoinMarketCap të gjitha patën rënie nga 1 deri në 6 për qind ditën e djeshme.

Aktualisht Bitcoin ka vlerën më të madhe të tregut prej 130 miliardë dollarësh. /Telegrafi/