LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i biletës Prishtinë-Aeroport me autobus mund të jetë 3 euro

Çmimi i biletës Prishtinë-Aeroport me autobus mund të jetë 3 euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, tha se mungesa e deritashme për linjën e autobusit Prishtinë-Aeroport është si pasojë e mos vullnetit nga ana e ministrave të kaluar.

“Kemi pasur mbi 2 milionë pasagjerë nga ANP-ja dhe ka qenë e padrejtë që të mos kemi pasur linjë të autobusit”, tha Kadriu për RTK-në.


Sipas tij nga e hëna do të krijohet një komision me komunën e Prishtinë ku do të vendoset për linjat e autobusit dhe për çmimin që do të paguajnë udhëtarët. “Nuk do të shkojë më shumë se 3 euro bileta e autobusit nga Prishtina deri në Aeroport”, tha Kadriu.

Ai bëri me dije se kanë investuar shumë në komunat e Kosovës ku veçohet edhe Prishtina. “Rruga e Veternikut ka mbetur një greminë. Ne kemi gjetur me një projekt të shpallur, ka qenë pa koordinim me Prishtinën. Do të ndërtohet Rruga “A”, e cila lidh Kalabrinë me lagjen ‘Mat’”, tha Kadriu. /Telegrafi/