LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i barnave përplas ministrin Zemaj dhe ish-ministrin Ismaili

Foto ilustrim nga seancat e kaluara

Udhëzimi administrativ për nivelizimin e çmimit të barnave, ka shkaktuar përplasje mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ish-ministrit Uran Ismaili.

Fillimisht Ismaili akuzoi Zemajn se me sjelljen e tij ndaj këtij udhëzimi është duke nxitur rrjetet kriminale.


“Është çudi që ministri i ri Zemaj, duke pezulluar një Udhëzim të përfunduar, po bëhet partner me ata që kërkuan të largohet Udhëzimi, në mënyrë që ta vazhdonin traditën e tyre të krimit dhe korrupsionit. Sjellja e ministrit Zemaj ndaj këtij Udhëzimi është një nxitje e rrjeteve kriminale dhe e grupeve të interesit dhe po u jep shpresë abuzuesve”, tha Ismaili.

Ismaili: Zemaj po nxit rrjetet kriminale, me sjelljen e tij ndaj udhëzimit për çmimin e barnave
Lexo po ashtu Ismaili: Zemaj po nxit rrjetet kriminale, me sjelljen e tij ndaj udhëzimit për çmimin e barnave

Pas kësaj reagoi ministri Zemaj, i cili tha se nëse Ismaili ka ditur që kompanitë farmaceutike janë grupe kriminale është dashur t’i adresojë në Prokurori, shkruan Telegrafi.

“Nëse z.Uran Ismaili e ka ditur që kompanitë farmaceutike dhe shoqatat e farmacistëve apo edhe farmacistët janë grupe kriminale është dashur t’i adresojë në Prokurori dhe në gjykatat vendore, në këtë drejtim edhe unë do ti ndihmoja”, tha Zemaj.

E debati mes Ismailit e Zemajt, nuk mbaroi me kaq. Sërish replikë pati nga deputeti i PDK-së, Uran Ismaili.

Ai iu drejtua Zemajt se gjuhën të cilën e përdori nuk e kishte për të por për grupet kriminale.

“Unë gjuhën e kam pas të butë, sepse nuk e kam pas ndaj teje por ndaj grupeve kriminale, edhe grupet kriminale kanë ekzistua shumë dosje kanë shkuar në Prokurori. I kanë rrit çmimet e barnave mi vjedh paret, unë shoqata humanitare nuk mund ti quaj ato, duhet mi thanë grup kriminal”, tha Ismaili.

Ai tutje tha se Zemaj është duke hyrë në një rrugë që ose nuk është duke e ditur, ose nuk po e kupton, ose janë duke e vënë në lajthitje, shkruan Telegrafi.

Zemaj i përgjigjet Ismailit: Nëse kompanitë farmaceutike janë grupe kriminale, është dashur t’i adresoje në Prokurori
Lexo po ashtu Zemaj i përgjigjet Ismailit: Nëse kompanitë farmaceutike janë grupe kriminale, është dashur t’i adresoje në Prokurori

“Tri lista ju kanë ardhur zyrtarisht nga Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, ju ka mbet vetëm Shqipëria, çka duhet me bo është me mbledh një mesatare të çmimeve me kuptu. Mos u frikëso se nuk munden me te abuzua procesin nëse ke vullnet politik, unë këtu e kom problemin Mos e kthe në situatë ku ti ki mi nxjerr flokët e tua e ata kanë me përfitua miliona pa ndalë”, tha Ismaili.

E pas kësaj, shkurt e pati replikën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj siguroi se nuk do të ketë rritje të çmimeve të barnave.

“Ju siguroj juve dhe të tjerëve se nuk do të ketë rritje të çmimeve, do të ketë kontroll të shtuar, kam aktivizuar dy inspektorate, inspektoratin farmaceutik që e keni lënë që 6 vjet me u.d”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori