LAJMI I FUNDIT:

Çmimi “Azem Shkreli”, për poetin austriak

Çmimi “Azem Shkreli”, për poetin austriak
ECRGHN poetry word in mixed vintage metal type printing blocks over grunge wood

Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, për vitin 2019, shpallën laureat shkrimtarin Helmuth A Niederle. Me këtë çmim në edicionin e vitit 2016 është vlerësuar Ismail Kadare, ndërsa në vitin 2018 albanologu dhe përkthyesi Hans Hans-Joachim Lanksch.

Me çmimin ndërkombëtar “Lirika e Azem Shkrelit” u vlerësua poetja nga Izraeli, Hava Pinhas Cohen, me një ceremoni të veçantë në Galerinë e Arteve të Pejës, ku ajo zhvilloi një bisedë me publikun vendas dhe të huaj. Ndërsa, me çmimin për poezinë më të mirë u vlerësua poeti Xhevat Latifi.