LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i arit rritet në nivele rekord që nga viti 2011

Çmimi i arit rritet në nivele rekord që nga viti 2011

Çmimi i arit vazhdon të rritet dhe ka bërë histori duke u rritur në nivele rekorde, pasi shqetësimet për pandeminë COVID-19 dhe intensifikimi i tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë ndikuar te investitorët.

Ari u rrit në 1,940,96 dollarë amerikanë për ounce [28.34 gramë], që është në nivelin më të lartë që nga viti 2011, përcjell Telegrafi.


Rritja më e fundit e arit ka ardhur deri sa vlera e dollarit amerikan ka rënë.

“Ari është përfituesi kryesor për një investim të sigurt”, tha Stephen Innes, shefi i tregjeve botërore në AxiCorp.

Brenda këtij viti, arrit është rritur për 20 për qind dhe me këtë rritja e tij mund të mos përfundoj ende. /Telegrafi/